E di qe jeni lodh dhe qe nuk do e lexoni... :D
Posted by ~Ray @ 2007-11-27 19:35:58
Meqe ne cante kam vetem letra koti dhe aparatin.. dhe meqe me pyetet.. dhe meqe me keni vene ne pozite te veshtire... vijon si me poshte... Intervistuar nga Selfmaderadio dhe Belle1. Ngjyra e syve? – Të murrëta... Kafe e errët më duket më mirë t’i kisha pas të zinj...2. Makina e preferuar? – Benc (Jom shqiptar unë)3. Me të mëngjrën a me të djathtën? – Sallks...4. Këpucët që veshe sot? - ... Adidas shkruaj këto (atlete).. po unë e di që më ka mashtru informësi....5. Frika? – ... S’di... Dikur një qen në lagje.. tani?6. Qëllimi që do donit të arrinit këtë vit? – Nuk bëj cut.. gjithçka që më duhet të arrij...7. Mendimi i parë në mëngjes? – Bo sa vonë qenka bërë...8. Koha e gjumit? – Pas mesnate...9. Pepsi apo Koka? – Koka...10. I dalë në grup apo dyshe? - Vetëm kur dua te jem vetem.. ose Dyshe dhe ne grup kur ma ka ënda... Kryesisht si të më thotë dhe si të më thonë...11. Çokollatë apo vanilje? – Te dyja...12. Tymos? – Une jam si ai i reklames se Malboros gjithmonë me cigare në dorë...13. Këndon? – I pirë në stadium dhe nënzë.. mjerë ai që kam afër...14. Ke rënë në dashuri? – Keq go.. po ka kohë që kam dalë...15. Do të martohesh një ditë? – Kështu më thonë të gjithë.. ndoshta...16. A shkon mirë me prindërit? – Shkëlqyer.. mrekulli.. sikur të mos e pija cigaren edhe më mirë...17. I bie ndonjë vegle muzikore? – Sa kam belt along ta mësoj kitaren... Po sidoqoftë i bie bilbilit... :D 18. A ke tymosur muajt e fundit? – A pimë i cinare e vazhdoj më vonë intervistën.19. Karemele/cokollata e preferuar? – Të ëmblat 20. Ke dalë me ndonjë çun muajt e fundit? – Kam loz futboll me shokët.. kam pi kafe me kushon dhe çdo ditë me kolegët e punës.. po përse po pyet...??? :P Me goca nuk quhet edhe po të kem dalë... Vetë i keni bo kshu pyetjet...21. Kur ishe i vogël...? – (po korrigjoj gjininë). Shtiresha i semurë që të më linin të flinja dhe mbaja një libër shkolle afër për të thënë që po mësoj kur po lexoja për qefin tim noj roman me partizanë ose çtë kisha gjet... Më ka ardh gjithmonë plasja që se kam pas asnjë herë topin dhe nuk më linin të gjuaja penalltitë...22. Të kanë thënë ndonjëherë "bishtpërdredhur"? – Duke llogarit numrin e çunave me të cilët kam dalë :P. Si keni qenë me shëndet ju...? S’duket mirë :D23. Ke vjedhë ndonjëherë në dyqan? – Jo.. por.. kam vjedhur njëherë një bostan kur isha i vogël (në grup) doli i papjekur prej atëhere kurrë më...24. C'do bëhesh kur të rritesh? – Aeroplan (Një shok klase në 8-vjeçare ka thënë kështu dhe sa herë më pyesin kjo më shkon në mendje)... Kur isha i vogël doja të kisha qenë kalorës i Skënderbeut... Një shenjë mbi sy e kam nga lufta me shpata... Tani që u rrita mendoj se do kisha qenë shpatar i mirë...:D...25. Tatuazhe? – Një shqipe në krahë do më pëlqente...26. Njeriu i famshëm i preferuar? – Askushi.. removeë zotni...27. Skuadra e zemrës? – Ok një sek... Shqiperiaaaa... Partizani këtej nga vendlindja dhe Bajern dhe Gjermania pak me tutje...28. I dashuri ideal? – Shi kjo... Oj cuc...? E dashura deshnje të theshje tina... Ashtu siç do të jetë.. veç sherrxhie jo....29. Shokët më të mirë? – Ata...30. Beson në dashurinë me shikimin e parë? – Besoj.... Amen31. Marka e preferuar e veshjeve? – Kurrë nuk i lexoj etiketat.. nuk ja kam haberin markave32. Pushimet e ëndrrave ? – Unë vetë i dytë në mes të një pylli në mal me një lum ku mund të peshkosh dhe natën të shohësh yjet...33. Kafshë shtëpiake? – Qen ujk.. nga ata të zinjtë... Tani për tani nuk e kam mundesinë.. po kur ta kem me siguri...34. Këngëtari i preferuar? – Çelentanon e kam degjuar më shumë... Bitëllsat etj etj... Klasikët gjithashtu35. Filmi i preferuar? – Shumë.. nuk i mbaj mend kurrë titujt... Do ju tregoja historinë po pak a shumë: Ai me atë gocën (çunin) që bie në dashuri me atë cuni/ gocën.. etj etj36. E ke shkrepur ndonjëherë pushkën? – Mjaft herë...( E para një gjermane. kur isha 6 vjeç.. sigurisht e mbante im atë unë bëra sikur tërhoqa këmbëzën... Pastaj në 97’ me kallash me pistolete me pushkë 20-tshe...) Thonë që kam nishan.. në fakt kam nishan... Kjo do të thotë pikërisht atë që mendoni. “mos e ngacmoni një njeri që ka nishan...”37. Të pëlqejnë këto pyetjet? – Kam qesh me përgjigjet e të tjerëve... Ai që i ka bërë ka pas kohë tepër si unë që po përgjigjem...38. Të pëlqen vetja? – Shkodranët mallkojnë “të hyftë vedi në qef”... Po nuk mund të bëj pa i çikë narcizëm.. pak sa për shije... Sigurisht vetërespektohem.39. Jam i varur prej? – Nikotinës kafesë.. pamundësisë.. kohës.. lodhjes.. ndërgjegjes.. historisë.. njerëzve.. shefes.. etj etj40. Pija e preferuar? – RakiA...41. Të ka vajt mëndja skiç për njeri? – Jo por kam thyer qafën.. A quhet...42. Akullorja e preferuar? –Me çokollatë...43. A beson në Zot? – Po.. dhe kam fenë time personale...44. Përshkruaje veten me 3 fjalë. – mish gjak fjalë....45. Dita e preferuar e javës? – Dikur e diela... Po kam kohë pa të diela...46. Çfarë revistash lexon? – Çtë më bjerë në dorë...47. E ëmbël apo e thartë? – Çtë jetë.. mjaft të hahet :P48. Marka e preferuar e çimçakizit? – S’kam.. po kam kujtime të hidhura nga ai që bëhej duke përtyp grurin :D...49. Ngjyra e flokëve? – E zez me thija...50. Bishtin apo kokën? – Gjoksin si të gjithë meshkujt e pyetur...51. Soji? – Humanoid...52. Gjatësia? – I shkurtër (1.70 më duket)53. Dobësia? – Fizikisht thoni ju.. s’jam më shumë se 60 kg do vdes thatim... Ndërsa femrat le të plasin që nuk e ruajnë dot peshën measure duke ngrënë të gjitha gjërat që mund të hahen mundësisht me yndyrë... :D54. Pica e preferuar? – Vegjetariane...( pa keqkuptime kjo nuk do të thotë që se ha mishin) Po nuk dua më pica...55. Fjalia më e shpeshtë në një sms? – Po vij...56. Tipari më i mirë fizik? – Duhet të pyes s’më kanë mburrur ndonjë copë në veçanti...57. Të zë makina treni avioni? – Kurrë.. deri tani...58. Mc'Do apo Burger King? – Asnjëra zakonisht ha te një fastfood.. i lagjes me duket se i zoti e ka emrin Ferid...59. Lipton Ice Tea or Nestea?- Asnjërin... Caj mali ose bliri...60. Kafe apo kapuçino? – Kafe.. mundësisht dy njëherësh.. edhe në darkë po munde61. A shan ndonjëherë? – Shaj the.. sa here jam me kacabuj...62. Do të shkosh në Universitet? – Kur?63. Të duket vetja tërheqës? – Unë c’ne...64. A ke pirë alkool muajin fundit? – Një shishe raki që kisha në shpi ishte zbraz??? Vallë??65. A ke marrë drogë muajin e fundit? – Po.. kafeinë 3 herë në ditë me filxhanë të vegjël... Dhe 840 mg nikotin gjithashtu....66. Filmi vizatimor i preferuar kur ishe kalama? – Çufo...67. A ke hipur në skenë muajin e fundit? – Jo68. Sporti i preferuar? – Futbolli...69. Të kanë rrahur ndonjëherë? – Kush? Kë? Mua...? Nejse një shpullë ndonjëherë e kam ngrënë...70..[ADVERTHERE]Related article:
http://shqipoezi.blogspot.com/2007/10/ngjyra-e-syve-t-murrta.html
0 Comments:
No comments have been posted yet!
|